Thënia e tekbireve teshrik fillon me faljen e namazit të sabahut ditën e Arefatit dhe përfundon ditën e katërt të bajramit me namazin e iqindisë. Teksti i tekbirit teshrik është si vijon:
ألله أكبر ، ألله أكبر لاإله إلا الله والله أكبر، ألله أكبر ولله الحمد
“All-llahu ekber, All-llahu ekber, la ilahe il-lall-llahu vall-llahu ekber, All-llahu ekber ve lil-lahil hamdu”. Kjo fjali pra përbëhet prej katër tekbireve, shehadetit dhe një falënderimi All-llahut xh.sh.
Në veprën “Red-dul muhar”nga Ibni Abidini thuhet: Ibrahimi a.s. kishte vendosur ta therë Kur’ban djalin e tij Ismailin a.s. për të zbatuar urdhrin e Allahut xh.sh.. Allahu xh.sh. me këtë urdhër e kishte sprovuar Ibrahimin a.s., andaj në momentet e fundit para se të theret kurban Ismaili a.s., Allahu xh.sh. e dërgoi Xhibrin a.s. me kurban. Kur xhibrili e vërejti Ibrahimin a.s. se ishte bërë gati për ta therë birin e tij kurban, nga frika se do të vonohet, me zë të lartë bërtiti: All-llahu ekber, All-llahu ekber. Andaj, kur Ibrahimi a.s. ndjeu zërin dhe e pa Xhibrilin a.s. tha: La Ilahe il-lall-llahu vall-llahu ekber”. E kur Ismaili a.s. mori vesh se therja e tij për kurban do të zëvendësohet me therjen e një kafshe, tha:All-llahu ekber ve lil-lahil hamdu”
Tekbiri i teshrikut është vaxhib pas faljes së çdo farzi ajn (farz personal) si për burra ashtu edhe femrat, vetmas apo me xhemat, eda apo kaza. Gratë tekbirit teshrik e citojnë me zë të ulët. All-llahu Xhel-le Xhelaluhu thotë:
وَاذْكُرُواْ اللَّهَ فِي أَيَّامٍ مَّعْدُودَاتٍ
“All-llahun përmendni në ditët e caktuara (në ditët e Bajramit).
Nga ky rregull nënkuptohet se tekbiri teshrik nuk këndohet pas namazit të vitrit, pas namazeve sunnete e as pas faljes së namazit të xhenazes, sepse namazi i xhenazës është farzi kifaje.
Xhamia Wil