Surah Al-Isra, Ajeti 15:
مَّنِ اهْتَدَىٰ فَإِنَّمَا يَهْتَدِي لِنَفْسِهِ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيْهَا وَلَا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَىٰ وَمَا كُنَّا مُعَذِّبِينَ حَتَّىٰ نَبْعَثَ رَسُولًا
Kush e udhëzon veten në rrugën e drejtë, ai e ka udhëzuar vetëm vetveten e vet, e kush e ka bërë humbjen kundër vetvetes së vet, e askush nuk do ta batë barrën e tjetrit. E Ne nuk dënuam askë para se t’ia dërgojmë të dërguarin.
Sikur qe na porosit Allahu në suren Isra, që veprat e mira dhe të këqijat janë në vijë të parë për veten tënde, e se dyti për gjithë shoqërinë.
Andaj, apeli jonë për pushimet është që veprat të jenë edhe me tutje të matura. Të jenë sikur që e përgatitni një ushqim dhe e hani vet, e nuk e keni për shitje.
Xhamia juaj ju fton të kujdeseni në sjelljet e juaja gjatë pushimeve.
Ju fton të keni kujdes në harxhimet e juaja.
Ju fton të kujdeseni për ambientin e vendit të juaj.
Ju fton të vizitoni farefisin e juaj.
Ju fton të kujdeseni ndaj jetimëve dhe skamnoreve.
Pushime te këndshme,
Xhamia Wil