Wil, 1 gusht 2020

Dje, më 1 gusht, u kremtua 729 vjetori i themelimit te federatës zviceriane. Në Bern të Zvicrës, në vitin 1291 u bashkuan më shumë kantone nën një federatë dhe nga ajo kohë, me një gusht të çdo viti kremtohet kjo festë nacionale.

Në rajonin tonë, gjegjësisht në Zvicrën lindore, ky manifestim zhvillohet ne nivele dhe qarqe të larta. Aty marrin pjesë politikanë, emineca nga sfera të ndryshme, përfaqësues të institucioneve dhe si përfaqësues të bashkësive dhe komuniteteve fetare.

Në këto treva, Federata e Muslimanëve të Zvicrës Lindore, (DIGO) është mjaft aktive dhe merr pjesë në të gjitha këto manifestime. Kryetari i saj, mr. Bekim Alimi, përfaqëson muslimanët në këto qarqe dhe në formë aktive merr pjesë nëpër inaugurime të monumenteve të rëndësishme historike, si p.sh. hapja e tunelit më të gjatë në botë, pra tunelit të Gotthardit, hapja e stadiumeve të reja, hapje e shkollave dhe ngjajshëm.

Mr. Bekim Alimi, për herë të dytë, morri pjesë në katedralën kryesore të Kantonit të St.Gallen-it, ku edhe u shënua ky manifestim. Krahas tij qëndronin priftërinj nga konfesionet krishtere, si dhe rabinë hebrenj.

Të gjithë këta iu lutën Zotit për mirëqenie sociale dhe barazi në mesin e racës njerëzore.

Ky program u emitua edhe në televizionin e Zvicrës lindore (TVO), ku veshjet e prijësve fetarë ia lehtësonin shikuesit mundësinë për të ditur kush cilit komunitet i përket.

Lutjet e imam Bekim Alimit u nxorrën nga Kur’ani, të përkthyer në gjuhen gjermane, përmbajtjen e të cilave ua sjellim në pika të shkurtëra të përkthyer shqip.

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirplotit

Ne të adhurojmë Ty i dashuri Allah, dhe të falemi. Ti, Zot i universit dhe gjithçka përfshihet në të. O Ti, që nuk ke përkufizime dhe cilësitë e Tua janë absolute.
Ti, që me fuqinë hyjnore na krijove, na mundësove të e perceptojmë drejtësinë dhe mirësinë, duke ndjekur të drejtën dhe duke i ikur të keqes.

Ti, i cili na mësove, që kur të të thirim, të të drejtohemi drejtpërdrejt Ty dhe na the, kur të më luteni, une jam afër dhe e dëgjoj lutjen tuaj dhe ju do e ndjeni afërsinë time.

Zoti i dashur, na e ndriço rrugën e falënderimit dhe njohjes së të mirës. Ngase ti di se çfarë shfaqim ne dhe çfarë fshehim në zemrat tona.

Zot, Ti që jep jetë dhe merr jetë, që asgjë nuk harron si dhe gjithçka ofron dhe mbi gjithçka sundon.

Ty të lutemi për gjithçka, që ne si njerëz, pa Ty, nuk e arrijmë dot.

O Zot të lutemi për mirësi në këtë shtet, për siguri dhe vëllazëri. Për mbrojtje nga e keqja dhe iritimi.

O Allah, mundësona që brengat dhe sëmundjet tona t`i kalojmë me lehtësi. Gjithçka që është e rëndë, na e lehtëso. Na jep nga mirësia Jote më shumë se sa mendojmë se do të pranojmë. Na largo nga ne të keqën që na dëmton shëndetin tonë dhe dëmton vllazërinë njerëzore. O i Gjthëmëshirshëm!

O Allah, të lutemi Ty, ashtu sikurse profeti Ibrahim që t`u lut : “Zoti im, bëre këtë vend të sigurt dhe furnizoji banorët e tij me fryte dhe ushqim!” Amin!”

Këto ishin disa nga citatet e imam Bekim Alimit, i cili u lut ditën e festës nacionale zvicerane, karshi edhe feve të tjera.

Uncategorized

Comments are disabled.