12 rebiul ewweli është ditëlindja e Muhamedit a.s., në bazë të shumicës dërmuese të dijetarëve. Kjo datë përket sot, më 29.10.2020. Në vend që të gëzohemi dhe të shënojmë këtë datë nëpër xhamia, duhet të vendosim ndryshe! Në bazë të vendimit të qeverisë së Zvicrës, nga sot, pra, me 29.10.2020 do të shtohen masat e vetëmbrojtjes nga virusi COVID19.
Nga dokumentet përcjellëse mund të merrni informata të hollësishme, që tanimë besojmë se edhe ashtu janë të njohura për ju.
Xhamia Wil ka vendosur:
– Për shkak të numrit të madh të xhematit (welhamdulilah), të ANULOHET FALJA E KËTYRE NAMAZEVE NË XHAMI:
a) Namazet e xhumave
b) Namazet e drekës ditet e shtuna dhe diela
c) Nxënësit do të mësojnë të dielat, VETËM LEXIMI dhe kthehen nëpër shtepiat e tyre!
Ky vendim vlen deri sa te ngritet numri ikufizuar nga qeveria!
Ne kemi pyetur ne kanton nëse do të mundeshim të ndajmë nga 50 persona nëpër dhoma tjera të xhamisë, e që përgjigja ka qenë e qartë, JO!
Në vend të xhumasë, falne namazin e drekës nëpër shtepiat tuaja!
Allahu e pranoft dhe e lehtësoft ja Rabbi!
Xhamia Wil