Nderrimi i vitit ne Islam kthehet ne hixhretin (shpernguljen) e Resulullahit s.a.w.s nga Mekka per ne Medine, ne vitin 622.

Qe ate bote njerzit pa mos e definuar kete nderrim, i definonin ndodhite duke u bazuar ne hixhret. Psh permendeshte, ky rast ka ndodhur dy vite para hixhretit, apo çlirimi i Mekkes ka ndodhur 8 vite pas hixhretit.

Nga ky shkas u ba edhe kalendari Islam, i cili ne forme zyrtare per here te pare u fut ne kohen e kalifit Omer bin Hattab r.a.

Njesimi i datave dhe viteve eshte nje akt i rendesishem per jeten dhe shoqerine. Por Islami nuk e konsideron si feste me karakter festiv.

Pra festat jane dy lloje, me karakter festiv dhe me karakter informativ/rikujtues.

Psh dy bajramet festohen ndersa nata e kadrit apo dita e arafatit nuk festohet por shtohen ibadetet ne te dhe i rikujtojm njerzit tane per kete ndodhi.

Xhamia Wil ju deshiron nje vite te mbare 1440 h.

Njoftime per media

Comments are disabled.