سُبۡحَـٰنَ ٱلَّذِى سَخَّرَ لَنَا هَـٰذَا وَمَا ڪُنَّا لَهُ ۥ مُقۡرِنِينَ (١٣) وَإِنَّآ إِلَىٰ رَبِّنَا لَمُنقَلِبُونَ

I Lartmadhëruar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta ënim këtë. Ne me të vërtetë tek Zoti ynë do të kthehemi. (43:13-14)

 

Që nga dita që njeriu u krijua, udhetoi. Ai u krijua dikund tjeter e jo në tokë, andaj edhe udhetoi per ne tokë. Vet ardhja e tij në tokë, i bën me dije njeriut, se je, ardhacak, dhe nuk je vendas. Njeriut ardhja e tij i bën me dije se kjo pronë ku shkele, nuk është e jotja, por e dikuj tjetër. Atij i sinjalizohet se sikur që ke ardhë këtu, edhe do të largohesh nga kjo, andaj mundohu të jesh korrekt në këtë pronë të huaj, që të është lënë në shërbim. Atij i bëhet me dije se në pronën e huaj, mund të qëndrosh sa të duash, por një ditë prej dite duhet lëshuar. Ai duhet të kuptoje, se çdo arritje/ardhje, ka edhe kthim.

 …dhe ne me të vertet te Krijuesi ynë do të kthehemi..

 

Udhetimi gjatë historisë njerzore

Njeriut i parë, në bazë të transmetimeve, erdhi në tokë nga nje vend i xhenetit (parajsës), dhe nisi menjehere kerkimet. Atij i mungonte gruaja e tij, te cilën e gjeti në kodrën e arafatit, mbas 40 vite kerkese. Besojmë se në këto 40 vitet ka udhetuar shumë për të gjetur me të afërmen e tij.

Edhe të derguarit tjerë të Zotit kanë udhetuar, ecur, migruar, per te gjetur jo nje jetë më të mirë, por nje fushëveprim më të mirë.

Kështu ishte me Musaun a.s., me Ibrahimin a.s. edhe me Muhamedin a.s.

Pejgamberi s.a.s u dhpërngul prej Mekkes në Medine, në vitin 622, që në Medine të gjejë nje fushëveprim të gjëre dhe akceptim të përgjithshëm.

 

Kushtet e udhetimit sipas islamit

Si çdo akt fetarë, islami i jep edhe rregulla udhetimit.

  • Para nisjes, të kërkosh falje për gjunahet e bëra
  • Ti falish dy rekate te udhetimit
  • Të kujdesesh, most ì bëjsh dëm njerzëve gjetë udhetimit
  • Te shenosh testamentin e jetes dhe pasurisë
  • Te kesh ushqim reserve per familjaret që nuk janë në udhetim me ty
  • Te udhetosh me njerez te mire dhe ti shmangesh shoqerise se keqe
  • Te kerkosh hallallëk nga njerzit që te rrethojnë
  • Mundesisht te udhetosh diten e enjte (sikur ka vepru P.a.s, qe te premten te jesh ne vendisynimin)
  • Udhetimi sjell lodhje dhe acarim. Besimtari mundohet te jete I bute dhe me sjellje shembullore, largon gjuhen nga fjalet e kqia, sharjet dhe fyerjet. Nuk pergojon situatat qe i sheh e as ato qe kaluan.
  • Edhe gjatë udhetimit thir per te mire dhe terheq verrejtje nga e keqja
  • Edhe se eshte ne udhetimi, namazi i tij nuk i ik. Atij i lejohet shkurtimi i farzeve kater rekatesh, ne dy.
  • Nese familja e tij nuk eshte ne udhetim, eshte sunnet qe kthimin ta pershpejtoje
  • Eshte sunnet qe mos te i shqetsoje familjen me kthim ne mesnate. Nese ashtu I bjen rruga, se paku duhet ti lajmeroje per kthimin.
  • Me kthimin e tij, me i fal dy rekate falemenderimi te kthimit shendoshe e mire.

 

Duaja e udhetimit

All-llahu Eber( 3 herë), Subhanel-ledhi sehare lena hadha ve ma kunna lehu mukrinin ve inna ila Rabbina le munkalibun. All-llahume inna nes eluke fi seferina hadha el-birre vet-takva ve minel-ameli ma terda, All-llahume hevvin ‘alejna seferena hadha vetvi ‘anna bu’deh, All-llahume entes-sahibu fis-sefer vel-halifetu fil ehl, All-llahume inni e’udhu bike min vua’thais-sefer ve keabetil-mendhar ve su il-munkalebi fil-mali vel-ehl.
All-llahu është më i madhi! ( 3 herë) I Lartmadhëruar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta ënim këtë. Ne me të vërtetë tek Zoti ynë do të kthehemi. O Zoti ynë, të lutemi që në udhëtimin tonë të na mundësosh të bëjmë mirësi dhe të jemi të devotshëm, të bëjmë vepra me të cilat Ti je i kënaqur. O Zoti ynë, na e lehtëso neve udhëtimin tonë dhe na e bëj të rehatshme rrugën. O Zoti ynë, Ti je shoqërues në udhëtim dhe mbrojtës i familjës sonë. O Zoti im, kërkoj që të më mbrosh nga vështirësitë e udhëtimit, dhe nga kënaqësitë e tij nga shikimet qëllimkëqija dhe nga telashet me pasuri dhe familje.
Profeti i njerzimit, Muhammedi Alejhi Selam, kur kthehej nga udhëtimi thoshte të njëjtat fjalë dhe shtonte:
Ajibune taibune abidune li Rabbina hami-dune
U kthyem me pendim dhe përkushtim, duke i bërë Zotit tonë falenderim.

Transmeton Muslimi 2/998

 

Ju percjellt e mira e Allahut,

xhamia juaj

Wil

Uncategorized

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *