La i lahe il-lall-llah
Muhammedyrr-rresulu-ll-llah,
S’kimi tjeter t’mir’ ejvah
N’doresh ja Resulall-llah!

Por n’dete t’fajvet jem kah mbytmi,
Me faqe n’pluhnit po zhytmi,
Ditn’ e vajit kur do t’pytmi,
N’doresh ja Resulall-llah!

Punet kur do t’na shikohen,
T’mira e t’liga kur t’peshohen,
Te mceftat kur t’na zbulohen,
N’doresh ja Resulall-llah!

Kur t’ vie mbi njerezit skutera
Kur t’ i mbuloje te gjithe menera
Prej frykes t’ ju bjere punhera,
N’doresh ja Resulall-llah!

Kur t’ na epen n’ dore tefteret,
Kur t’ thone <> tjeret
Kur t’ tremben dhe pejgamberet,
N’doresh ja Resulall-llah!

Gra e burra t’ ri e te vjeter
Kur t’ terohen porsi i leter,
Pervec teje s’ kimi tjeter,
N’doresh ja Resulall-llah!

Kur t’kalojme n’ uret Siratit,
T’ randuem teper prej mekatit,
Mos na daje prej shefaatit
N’doresh ja Resulall-llah!

Vetem ke ti asht uzdaja,
Se vec ty do t’shkoje rixhaja,
Kurban t’u bafte gjithe dynjaja,
N’doresh ja Resulall-llah!

Ti je shembull’ i gjithe miresivet
Ti je ma i ndershmi i nebivet
Si elmasi n’ varg t’ inxhivet
N’doresh ja Resulall-llah!

Ti je Diell’ i ditunies,
Ja ke ndricue syte njerzies
Je i dashm’ i Perendies
N’doresh ja Resulall-llah!

Njaj Zot qi kreu qiell e dhe
N’ jetet t’ ate ka ba be
Ne ket grade kurkush ma s’ le
N’doresh ja Resulall-llah!

N’ rruzllit t’ dheut ane e m’ ane
Ne cdo cast thirret ezane
Ty Resulull-llah tu t’ thane
N’doresh ja Resulall-llah!

Per, Ty asht krijue gjithsija
C’ pare bajne lavdat e mija
Ty t’ka lavdue vete Perendija
N’doresh ja Resulall-llah!

Ty t’ a ka huva bota
Se i ke mund besat e kota
Me shume dokumenta t’ plota,
N’doresh ja Resulall-llah!

Ti na e ke kendue Kur-anin
Tina e ke mesue Imanin
Ti na e ke diftue dermanin
N’doresh ja Resulall-llah!

Por se na at’ udhe nuk po e ndjekim
Pernej po vujm e po hjekim,
Prap ke ti kryet e perpjekim,
N’doresh ja Resulall-llah!

Gjeti nuk kimi ku t’ futmi,
N’ deret t’ ate vime nuk tutmi,
Se ke shume meshire, pra lutmi
N’doresh ja Resulall-llah!

Per hatrit bies Fatime
Dhe t’ s’ ames Saje Hadixhe
Nen flamurin t’ at na shtje
N’doresh ja Resulall-llah!

Dhe pse na u ka prish morali,
Lutju Zotit kot t’ na fali,
Ndeshkimin mbi ne t’ i ndali,
N’doresh ja Resulall-llah!

Lutju pra fort Perendise
Si femija s’ ames per sise,
Per Mbretin e gjith Shqipnise,
N’doresh ja Resulall-llah!

Qi t’ a ruje prej cdo rreziku
T’ i vie galib c’ do anmiku
T’ shkelqeje si drite elektriku
N’doresh ja Resulall-llah!

Hafiz Ibrahim Dalliu,
S’ i shpertitet far njeriu
M’ ty vec tretet si qeriu,
N’doresh ja Resulall-llah!

Uncategorized

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *