إِنَّ عِدَّةَ ٱلشُّہُورِ عِندَ ٱللَّهِ ٱثۡنَا عَشَرَ شَہۡرً۬ا فِى ڪِتَـٰبِ ٱللَّهِ يَوۡمَ خَلَقَ ٱلسَّمَـٰوَٲتِ وَٱلۡأَرۡضَ مِنۡہَآ أَرۡبَعَةٌ حُرُمٌ۬ۚ ذَٲلِكَ ٱلدِّينُ ٱلۡقَيِّمُۚ فَلَا تَظۡلِمُواْ فِيہِنَّ أَنفُسَڪُمۡ

„Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj! „

Vete fjala, hënorë bën me dije, se ky kalendarë llogaritet sipas fazave te hënës, për dallim nga ai gregorian, i cili llogaritet sipas diellit.

Këtë kalendarë e kanë përdorur edhe para ardhjes së Muhamedit a.s. por me disa veçuri dhe modifikime te caktuara.
Eshte e ditur se edhe para ardhjes së Muhamedit a.s ka pasur njerez të cilët vinin për vizitë Mekken gjegjësisht qaben e ndershme, dhe që e kishin në kujtim prej pejgamberëve dhe njerzëve të shenjtë të mëhershëm.

Mirpo kalendari hënorë iu shkaktonte një problem të caktuar, para se gjithash, me haxhin (piligrimazhin). Ngase haxhi nuk binte gjithmonë në kohën kur bëheshte gati gruri për korrje, dhe ushqimi mungonte (ngase levizte kalendari hënorë), atëhere ata vendosen që haxhit t`i bëjnë kahë fikse. Ata i shtuan edhe nje muaj kalendarit dhe kete metode e quajten KABISA kurse pergjegjes ishte personi me emrin Kalamasi, i cili me vone u be edhe udheheqes i fisit Hashimi (nga i cili fis me vone erdhi edhe Muhamedi a.s.)

Muhamedi, alejhis-selam, ka vendosur të mos vazhdohet praktika e kabisas dhe ka refuzuar kalendarin Kalammasi. Kalendari hënor është përdorë ashtu siç është disejnuar nga Allahu dhe koha e Haxhxhit ishte caktuar për ditë të njëjtë të çdo viti hënor.
Allahu teala thot:
“Ai e bëri diellin shëndritës, e hënën dritë dhe asaj (hënën) ia caktoi fazat, që ta dini numrin e viteve dhe llogarinë. All-llahu nuk krijoi këtë për tjetër, pos me qëllim të caktuar. Ai ia sqaron argumentet një populli që kupton”.

Ndërsa në Ajetin e ardhshëm Allahu udhëzon muslimanët të caktojnë kohën e Haxhxhit: “Të pyesin ty për hënën e re (dhe fazat e saj) Thuaj: “Ato janë përcaktime të kohës për njerëz dhe për haxh…”.

Numri i muajve çdo vit, siç është urdhëruar nga Allahu ishte 12, siç shihet në këtë Ajet: “Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën…”

Kalendari hënor në Kur’an (kliko këtu për ta shkarkuar muajt e kalendarit hënorë dhe ndodhitë në të)

 

Uncategorized

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *