Siç shihet nga shumë Ajete dhe hadithe se feja dhe dija janë dy elemente kryesore për përparimin e një personi, familje dhe më gjërë i një shoqërie.

Që të dyja ndryçojnë jetën e njeriut, rregullojnë dhe e qetësojnë ate. Në rast se një person, nga të cilët janë shumë, nuk ka qetsi shpirtrore, pamarrë parasysh pasurinë apo autoritetin e tij, nuk është i kënaqur fare. Kjo ngase atij i mungun pasuria dhe drita e shpirtit dhe e zemrës, kjo është drita e besimit dhe e imanit.

Njeriu mund të shohë me disa gjymtyrë siç janë sytë e ballit, sytë e mendjes dhe sytë e zemrës.
Me të parën sheh aq sa i është dhënë nga të pamurit. Ky shiqim është tepër i kufizuar. Ndryshon prej personit në person por jo me një masë të madhe.
Me të dytin shiqim she aq sa e ka pajisur trurin e tij me dije dhe shkencë. Ky lloj shiqimi dallon me të madhe prej një personi të thjeshtë në atë të ndonjë dijetari.
Këtë e vërteton Allahu xh.sh. ku thot në formë pyetje:
“Thuaj a mund të krahasohen ata që dijnë dhe ata që nuk dijnë?”
Ndërsa ai i treti shiqim ështv ai i zemrës dhe shpirtit. Ky gjithsesi ndryshon prej personit në tjetrin, m`varur nga besimi në zemër. Ata të cilët besojnë dhe ata të cilët nuk besojnë sërish nuk munden të jenë të barabarë, nga shkaku i njohjes së Zotit, si fuqi absolute, e pa krahasuar dhe pa konkurencë.
“Të pranosh dobësinë është fuqi”. Të pranosh se ka një intelegjencë dhe fuqi absolute do të thot aftësi jotja nga shkaku se ti nuk e bën një gjë të tillë dot.
Nga kjo fuqi e fituar arrijnë në zemrën tënde dritë, besim dhe qetsi shpirtrore.
Thot Allahu xh sh. “Allahu është drita e qiejve dhe e tokës…” d.m.th. nëse bëhesh besimtar në kët Zot që është burim i dijes dhe dritës, bëhesh pjesmarrës i saj.

Si mund të kuptohet drita e zemrës së njeriut dhe stabilizimi i tij?
Kur njeriun nuk e preokupojnë gjërat e vogla, d.m.th. kur njeriu nuk hidhrohet për diçka sadoqoft e madhe e kësaj bote, sepse ajo në realitet është e rejsme dhe e kalueshme. Destabilizimi i tij do të jetë gjith që e prek negativisht Zotin, botën e amshueshme, dhe fenë e tij.
Pasuria, fëmirija, kryelartësia janë gjëra që nuk ia ndytin personalitetin e tij të pastërt e guximtarë.

Për përparimin e një shoqërie pra duheshkan dy gjëra të pa ndara nga njëra tetra, fe e dije.
Nëse i kthehemi Kur` anit do të shohim se Allahu xh.sh. në versin e parë të Tij që i spalli rrobit të Tij Muhamedit a.s. i tha: “Lexo në emër të Zotit i Cili krijoi…”(1-5:96).
Dy gjëra që nuk deshi Allahu t`i ndajë assesi, gjë që na bën me dije as ne të mos i ndajmë, ndryshe ke dështuar me më të madhin dështim.

Të parët tanë të ditur e kanë potencuar këte me të madhe por nuk janë dëgjuar dhe respektuar. Le të shohim Hoxhë Vokën në librin e tij “ MENDIME” si na këshillon.

Në faqen 10 në poezinë e tij thot:

Din e dije

O Burra! O bijra, bukur ta dini qi feja e dija
Jan dy flet për njerzinë nga Perendia
Me ato njeriu nëse don vehten ta lartson
Tërrë jetën do ta ëndron

Njerzia e njerzive me fe e me dije
Fetari i dijshëm edhe te zoti është i dashur,
edhe në sy të çdo kuj është i ndershëm.

Feja dhe dija të tëra të mirat i sjellin
dhe të gjitha të kqiat i përcjellin
njeriu fe e dije kur të ketë
atëherë ka gjallëri të vërtetë

Një njeri që nuk ka fe e dije
Sadoqë e sheh të gjallë
Te vdekur dije

I lutem Zotit në këtë jetë
Shqiptar pa fe e dije mos tketë
Edhe kjo fjalë është e zgjedhur
Nga dijetarët e mentarët që i besua të mbarët se:

Njerzia e njerzive me fe e me dije
Bagëti e bagëtive me haje e me pije
Një njeri që shiqoh vetëm në haje e në pije
E nuk mundohet të fitojë vyrtyte të mira e dije
S`dallon dot prej bagëtive, veç se me hije

Miscellaneous

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *