DIMENZIONET E HIXHRETIT BASHKËKOHORË NE KONTEKST ME HIXHRETIN E MUHAMEDIT S.A.W.S

fjala hyrëse

Ne prag te vitit hixhrij, 1440/1441, ne kete dite te xhuma, ne xhamine Will ne Zvicër analizojmë në lidhje me dimenzionet dhe mesimet qe mund te nxjeren nga hixhreti-shperngulja e Muhamedit a.s nga Mekka per ne Medine.

Eshte interesante dhe merendesi se nje teme e tille, veçse ne kohë dhe vend tjeter, trajtohet me dhe perpara migranteve musliman, pra gurbetçareve shqiptare ne Zvicër.

Nese ka dikush qe mund më së miri ta kuptoje Muhamedin a.s dhe dhimbjen e tij që e kishte per Mekken, janë mu këta burra e gra, këtu në diasporë.

Nëse mund dikush ta kuptoje mallin e Muhamedit a.s. që kur u kthy ne Mekke në vitin 8 h, dhe e puthi tokën e Mekkes, janë mu këto burra e gra, që me kthimin e tyre sezonal në vendlindje, jo vetëm që e puthin tokën gati më atje të vdekur, por edhe e ngjallin me ujin dhe freskinë e tyre që sjellin me vete, sikur Muhamedi a.s që bëri me Mekken e bekuar.

baza

إِنَّ ٱلَّذِينَ تَوَفَّٮٰهُمُ ٱلۡمَلَـٰٓٮِٕكَةُ ظَالِمِىٓ أَنفُسِہِمۡ قَالُواْ فِيمَ كُنتُمۡ‌ۖ قَالُواْ كُنَّا مُسۡتَضۡعَفِينَ فِى ٱلۡأَرۡضِ‌ۚ قَالُوٓاْ أَلَمۡ تَكُنۡ أَرۡضُ ٱللَّهِ وَٲسِعَةً۬ فَتُہَاجِرُواْ فِيہَا‌ۚ فَأُوْلَـٰٓٮِٕكَ مَأۡوَٮٰهُمۡ جَهَنَّمُ‌ۖ وَسَآءَتۡ مَصِيرًا (٩٧) إِلَّا ٱلۡمُسۡتَضۡعَفِينَ مِنَ ٱلرِّجَالِ وَٱلنِّسَآءِ وَٱلۡوِلۡدَٲنِ لَا يَسۡتَطِيعُونَ حِيلَةً۬ وَلَا يَہۡتَدُونَ سَبِيلاً۬ (٩٨) فَأُوْلَـٰٓٮِٕكَ عَسَى ٱللَّهُ أَن يَعۡفُوَ عَنۡہُمۡ‌ۚ وَكَانَ ٱللَّهُ عَفُوًّا غَفُورً۬ا (٩٩)

  1. Kur engjëjt ua marrin shpirtrat atyre që e kanë ngarkuar veten me faje, u thonë: “Ku ishit?” Ata përgjigjen: “Ishim të pafuqishëm në Tokë”. (Engjëjt) do t’u thonë: “A nuk qe Toka e Allahut e gjerë që të mërgonit në të?” Këta janë ata (njerëz), vendbanimi i të cilëve është Xhehenemi; eh, sa i keq është ai vendbanim!

أ إِنَّمَا الأَعْمَالُ بِالنِّيَّاتِ، وَإِنَّمَا لِكُلِّ امْرِئٍ مَا نَوَى، فَمَنْ كَانَتْ هِجْرَتُهُ إِلَى دُنْيَا يُصِيبُهَا، أَوْ إِلَى امْرَأَةٍ يَنْكِحُهَا، فَهِجْرَتُهُ إِلَى مَا هَاجَرَ إِلَيْهِ

Omeri r.a. ne minber tha:

Kam degjuar Muhamedin a.s. duke thëne:

Punët tuaja klasifikohen sipas qëllimeve tuaja dhe cdonjëri nga ju do të shpërbleheni sipas asaj që programini ne zemrat tuaja. Kush nga ju shperngulet per ne Medine per qellime dunjaje, do ta gjeje ate. E kush nga ju shperngulet për hire te Allahut dhe te derguarit të tij, edhe ate do ta gjeje.

Transmeton Omeri ra. nga Muhamedi a.s.

migrimi 

 Migrimi është pjesë e pandashme e njeriut. Ai edhe nga zanafilla e tij ka udhëtuar, ka migruar. Siduket ai (njeriu i parë) është krijuar diku tjetër dhe ka migruar për vendbanim në tokë. Aftësia e tij për t`u përshtatur në kohëra dhe vende të tjari, si duket buron nga vet zanafilla e tij migruese. Kjo na jep të qartë se ardhja e tij në tokë nuk do të jetë migrimi i parë dhe i fundit i tij, por se ai në tokë do të lëvize prej vendit në vend dhe se nje ditë të caktuar do të duhet ta lëshojë këtë tokë sërrish, e të kthehet diku nga edhe e ka prejardhjen shpirti.

diaspora

Sot në diasporë jeton nje numer teper i madh i muslimaneve ne përgjithsi dhe poashtu nje numer shume i konsiderueshem i shqiptarëve.

Vetem në Zvicër jetojnë 480`000 musliman të 63 nacionaliteteve te ndryshme, nga të cilet 55% janë shqiptarë, të cilët kanë gjetur veten e tyre në këtë vend, janë integruar ne punet e tyre dhe shkollat e tyre dhe e ndjekin jeten e qete dhe bujare ne keto vise perendimore.

hixhreti

 Muhamedi a.s. pasi që pati ngarkesa te shumta në mesin e popullit te tij dhe gjirin e familjarëve të tij, pra në Mekke, ai u detyrua te shperngulet nga ky qytet. Ai gjeti rrugen per Medine, rrugë e cila çoi prej ngushticës në zgjërim, prej territ në dritë, prej padrejtësisë në drejtësi dhe prej kufrit në iman.

Kjo ndoshi si një mrekulli mbinatyrore, kur delegat të fiseve më të mëdha të Jethribit (Medines) erdhen dhe kerkuan ndihmën e Muhamedit a.s. për ndërmjetsim mesin e fiseve arabe ne Medine, para se te nise lufta vëllavrasëse. Muhamedi a.s. e pranoi këtë ftese dhe ne vitin 622 te eres sonë, u nis me shokët e tij bujarë për ne Medine.

Siduket, jovetëm që Mekkasit nuk e duronin dot Muhamedin a.s. ne Mekke, por as nuk duronin kargimin e tij, andaj u munduan ta ndalojnë këte, por kjo ishte më e pamundur.

Muamedi a.s. la pas vete Mekken e dashur, familjarë, pasuri (te veten dhe muslimanëve) dhe me zemer te thyer u largua, me fjalët e njohura në histori:

„Oj Mekke, Allahu e din me se miri sam e vuan zemra që largohem prej teje, por ketu nuk jam i lirë“.

mësim

Dy cilësi u permenden ne tekstin e lartshënuar, levizja dhe liria.

Sikur Muhamedi dhe hixhreti i tij do të na thotë, se në kohra te veshtira, njeriu nuk dorrëzohet, por kërkon lirinë e tij shpirterore, fizike, financiare, në lëvizje, në angazhim, në punë dhe ne kerkim.

Ai u largua nga e keqa, ne te mire, me levizje.

Ai kaloi nga Mekka e turbëlluar, ne oazen e shkretetires dhe bukurin e e vendit, ne Medine.

Ai ndryshoi traditen mijavjeçare që kishte marrë dimenzion te gabuar dhe askush nuk guxonte t`a ndryshojë nga patriarket dhe kleriket shumë të fuqishëm.

Ai kaloi prej varferise ne pasuri, prej padijes ne dituri.

Le të jetë edhe për ne kjo feste e hixhretit si shkas i perparimit tonë, i civilizimit dhe lirise globale njerzore per personale muslimano-shqiptare.

Ju qoft per hajr viti i ri hixhrij.

B.A.

Uncategorized

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *